Problematike situata e zjarreve në Pogradec, riaktivizohen flakët në zonën e mbrojtur

187
Sigal

Vijon të mbetet problematike situata e zjarreve në rrethin e Pogradecit.

Sipas raportimeve nga, vetëm ditën e sotme ishin 5 vatra aktive, dy prej të cilave janë fikur në Gështenjas dhe Peshkëpi.

Ndërkohë po punohet në zonën e Çervenakës në një vatër që ka rënë në mesditë. Në këtë zonë janë forcat zjarrfikëse dhe 15 staf mbështetës po punohet për izolimin e zjarrit.

Problematike paraqitet situata në Qafë Panjë ku zjarri aktiv prej më shumë se 4 ditësh. Sipas raportimeve të fundit situata në këtë zonë është shumë e vështirë edhe pse punohet në terren. Gjithashtu riaktivizim të flakëve ka pasur edhe në zonën e mbrojtur Guri Nikës ku janë vendosur punonjës të Agjensisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.

30 punonjës janë në Qafë Panjë dhe mbi 10 nga ADZM në Gurin e Nikës.