Pro apo kundër izolimit ? / Monika Kryemadhi mbështet modelin suedez

238
Sigal

Për Monika Kryemadhin, Suedia është ,modeli i duhur për të ndjekur sa i përket menaxhimit të situatës nga pandemia.

Ajo u shpreh në një prononcim mediatik këtë të hënë se nëse do të ndiqej model i këtij shtetit, Shqipëria do të kishte pësuar më pak dëme nga COVID.

“Unë do ndiqja politikën e shtetit suedez. Njerëzit duhen paralajmëruar që në fillim. Situata e COVID në Shqipëri për shumë arsye do të kalohej shumë më kollaj. Shqiptarët janë njerëz që e duan jetën, familjen, pastërtinë, jetojnë në komunitet. Kemi një problem tjetër: transporti publik është në një nivel që nuk ofron atë shërbim që shtë i domosdoshëm sa i përket sigurisë dhe pastërtisë.”

 

Lexo edhe : Denoncimi i gazetarit iberik : Mafia shqiptare po mbush malet e Spanjës me kanabis

 

Lexo edhe : Monika Kryemadhi: Shqiptarët po përballen me panik dhe presion psikologjik