Denoncimi i gazetarit iberik : Mafia shqiptare po mbush malet e Spanjës me kanabis

297
Sigal

Gazetari spanjoll Ferran Barber ka lëshuar alarmin se mafia shqiptare po mbush malet e Spanjës me kanabis.

Ai tha gjatë një prononcimi mediatik, se grupet kriminale e kanë transferuar atë model kultivimi të drogës nga Shqipëria drejt Spanjës. Sipas tij, situata është alarmante për shkak se Spanja tani po eksperton kanabis nëpër Europë.

“Sikur e thashë, ata bashkëpunojnë edhe me punëtorët lokalë. Marijuana ka qenë gjithmonë e pranishme. Por tani kemi të bëjmë me një model ndryshe sepse po përballemi me grupe të organizuara ndërkombëtare të lidhura me mafian shqiptare. Para disa kohësh në pyjet e pishës u zbuluan gati 60 mijë bimë kanabisi.

Bëhet fjalë për organizime paraushtarake. Rojet janë të armatosur. Ata bëjnë gropa ku fshehin pompat e ujit. Sigurojnë ushqime për muaj të tërë. Jetojnë në kampe prej kohësh pa dalë. E njohin zonën shumë mirë, çka sugjeron se edhe banorët vendas janë duke bashkëpunuar me ta.

Plantacionet nuk dallohen nga helikopterët dhe dronët pasi janë të fshehur në kodra,” tha Barber.

Ai lëshoi edhe alarmin se kjo drogë po shtohet pasi ka lidhje me zgjedhjet e prillit në Shqipëri.

“Zgjedhjet në prillin tjetër janë të lidhura me këtë. Mafiozët duhet të bëjnë shumë para që të mbajnë lidhjet e tyre me njerëzit në pushtet, me kumbarët e tyre. Është shumë e vështirë për policinë spanjolle që të gjejë lidhjet e tyre.

Mafia shqiptare tani po përpiqet që të punojë në nivel industrial. Ky është krim dhe këtë krim duhet ta luftojmë,” tha ai.

Lexo edhe : Monika Kryemadhi: Shqiptarët po përballen me panik dhe presion psikologjik