Monika Kryemadhi : Karantina në mars ishte një gabim i madh, ekonomia u godit rëndë

223
Sigal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, teksa komentonte masat e reja kufizuese të marra nga Komitetit i Ekspertëve, e konsideroi një gabim të madh mbylljen e parë në muajin mars.

Sipas saj, mbyllja për shkak të përhapjes së koronavirusit rrënoi ekonominë e vendit dhe shkaktoi panik tek qytetarët.

“Nuk mbyllet gjithë populli shqiptar duke dalë në Facebook me kanatiere. Faza e parë e mbylljes ishte një keqmenxhim i jashtëzakonshëm, panik ekstrem. Nuk rrënoi vetëm ekonominë dhe xhepat e shqiptarëve. Pati një goditje shumë të madhe në ekonominë shqiptare. Kanë frike njerëzit t’i cojnë të afërmit në spital sepse mendojnë ca mund t’iu ndodhë. Ka një lloj pasigurie në jetën e njerëzve. Njerëzit janë në ankthe pafund.”

Ajo i ka bërë thirrje qeverisë që të heqë dorë nga fushata e dhunës psikologjike të qytetarëve.

Lexo edhe : Monika Kryemadhi: Shqiptarët po përballen me panik dhe presion psikologjik