Pas Gjuhëve të Huaja, një tjetër fakultet njofton zhvillimin e provimeve online

218
Sigal

Fakulteti i Ekonomisë së Universitetit të Tiranës ka marrë vendim zyrtar që sezoni i provimeve të zhvillohet online.

Fakulteti i Ekonomisë është i dyti, pas atij të Gjuhëve të Huaja, që e mori këtë vendim vetëm pak ditë më parë.

Ndërkohë Universiteti Bujqësor i Tiranës ka marrë vendim që sezoni i provimeve do zhvillohet i alternuar, pra online dhe në auditor.

Në auditor, provimet do të zhvillohen në grupe të vogla dhe me turne duke reskeptuar masat anti-Covid. Ndërsa online do të zhvillohen provimet me gojë me studentët.

Vendimi për zhvillimin e provimeve online vjen në një kohë kur studentët kërkuan rikthimin në auditore lidhur me seminaret, laboratorët dhe praktikave.