Debati mbi vaksinat / Monika Kryemadhi: ‘E kalova covidin, nuk më rekomandohet ta bëj vaksinën’

288
Sigal

E pyetur nëse do të pranojë të vaksinohet kundër Covid, Monika Kryemadhi tregoi se e kaloi virusin pa simptioma dhe se është këshilluar që mos ta bëjë vaksinën.

Kryetarja e LSI-së tha se duhet të tregohet e kujdesshme sa i përket vendimit lidhur me injektimin e vaksinës.

“Unë besoj te vaksina. Nuk besoj tek vaksina komerciale dhe te shumë gjëra që janë për biznes. Besoj tek mjeku, institucioni. Kam kaluar një COVID pa simptoma, duhet të jem shumë e kujdesshme nga vaksina. Njerëzit që e kanë kaluar COVID, rekomandohen që për momentin mos ta bëjnë vaskinën. Ka shumë gjëra që kanë probleme.

Lexo edhe : Pro apo kundër izolimit ? / Monika Kryemadhi mbështet modelin suedez

Lexo edhe : Denoncimi i gazetarit iberik : Mafia shqiptare po mbush malet e Spanjës me kanabis