Presidenti Meta sot në Dibër të Madhe për të marrë pjesë në ceremoninë solemne kushtuar 111-vjetorit të ‘Kongresit të Dibrës’

262
Sigal

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të jetë sot në Dibër të Madhe për të marrë pjesë në ceremoninë solemne kushtuar 111-vjetorit të ‘Kongresit të Dibrës’, kongres i cili ishte pikënisje e  kryengritjeve mbarë kombëtare për liri dhe pavarësi.

Gjatë qëndrimit të tij në Dibër të Madhe, Presidenti Meta pritet të takohet dhe me krerë të Institucioneve të larta Qendrore e Vendore të Maqedonisë së Veriut dhe përfaqësues të partive politike shqiptare.