Kukës, SHKB pranga 3 ish-policëve nxirrnin fletë-hyrje për mjetet e huaja

548
Sigal

KUKËS – Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka arrestuar 3 ish policët e kufirit, të cilët deri në verën e këtij viti nxirrnin fletë-hyrje për automjetet me targa të huaja. Ministria e Brendshme raportoi për arrestimin e Fatos Ahmatit, Petrit Dautit, dhe Behar Didës. Tre të arrestuarit akuzohen për falsifikim kompjuterik në pikat kufitare të Shishtavecit dhe të Morinës. Hetimi zbuloi 2 muaj më parë skemën e lëshimit të fletë-hyrjeve për automjeteve me targa të huaja  të cilat kanë kaluar afatet e qëndrimit në territorin e Shqipërisë. Lejet e hyrjeve shërbejnë për të shmangur taksat dhe gjobat e tejkalimit të afatit të përdorimit të mjeteve më targa të huaja dhe targimin e plotësimin e tyre me lejet shqiptare të qarkullimit. Për këtë “ndihmë” efektivët e arrestuar merrnin 100 euro ryshfet qëndrimit.

 
Ish-efektivët e arrestuar nga SHKB dhe detyrat që kanë realizuar
Fatos Ahmati, me gradën Komisar, me detyrë ish-Shef i Stacionit të Policisë Kufitare Shishtavec, me masë të sigurimit personal “Arrest me burg”, për veprën penale “Falsifikim kompjuterik” parashikuar nga neni 186/a të Kodit Penal. Petrit Dauti, me gradën N/Komisar, me detyrë Përgjegjës Turni në Stacionin e Policisë Kufitare Morinë, me masë të sigurimit personal  “Arrest me burg”, për veprën penale “Falsifikim kompjuterik” parashikuar nga neni 186/a të Kodit Penal. Behar Dida, me gradë K/Inspektuar, me detyrë ish-Ndihmës specialist/Kontrollor në Stacionin e Policisë Kufitare Morinë, akuzuar për veprën penale “Falsifikim kompjuterik” parashikuar nga neni 186/a të Kodit Penal.