Presidenti Meta: Pensionet nuk u rritën sepse “fusk-shteti” do të pagaujë 10 mijë patronazhistët që spiunojnë jetën e qytetarëve

226
Sigal

Presidenti Ilir Meta shkruan në Facebook: 

Të dashur nëna, baballarë, të nderuar prindër dhe veteranë!
Pavarësisht mundit, punës dhe sakrificave tuaja shumëvjeçare, për herë të parë pas më shumë se 20 vitesh, pagesat e pensioneve tuaja jo vetëm nuk u rritën por u ulen me 3,2%.
Në fakt ulja e vërtetë e tyre shkon rreth 5% me inflacionin sepse me paratë e sakrificave dhe kontributeve tuaja Fuks – Shteti do të paguajë rreth 10 mijë patronazhistë që gjurmojnë dhe “gërmojnë” në jetën tuaj private dhe atë të rreth 900 mijë qytetarëve të vendit.
Prandaj 25 Prilli është referendum edhe për nënat dhe baballarët për t’u çliruar nga abuzimi dhe nëpërkëmbja e të drejtave të tyre.