Gentian Çala: Ramës dhe Rilindjes ti jepni atë që meriton në 25 Prill, sepse Pogradeci dhe Shqipëria është shtëpia jonë e përbashkët

191
Sigal

REAGIM I KANDIDATIT PËR DEPUTET TË LSI-së NË QARKUN E KORÇËS, GENTIAN ÇALA

Përshëndetje të nderuar bashkëaytetaeë, sapo dëgjuam një nga fjalimet më dëshpëriese që ka mbajtur Rama në qytetin e Pogradecit. Ai tha se e kam për nder të jem patronazhist dhe kryepatronazhist, por e vërteta është se nuk ka bërë asgjë tjetër veç shndërrimit të Partisë Socialiste në Rilindje, kurse Pogradecin e ktheu në destinacion të humbur. Pogradecin e la në vështirësi të mëdha, shkatërroi turizmin duke dëmtuar dhe duke prishur gjithë objektet në bregun e liqenit. Ai vazhdon të përdorë një gjuhë që nuk është e denjë për një Kryeministër në detyë. Rama tha se a imagjinoni që pogradecarët e Lasgushit dhe Mitrushit të votojnë për Monikën, natyrisht qe pogradecarët midis Monikës dhe Edi Ramës do të zgjidhnin Monikën, ata nuk do të zgjidhnin as grupet kriminale dhe as oligarkët, për të cilët ai qëndron në pushtet dhe punon përditë.

Qytetarët e Pogradecit do zgjedhin ndryshimin se është e vetmja mënyrë për të rikthyer shpresën për ata dhe familjet e tyre. Rama tha se na duhet një rrugë e gjatë, një rrugë që nuk të çon askund, as ate dhe as qytetarët e Pogradecit.
Ramën e pengonin ndasitë, por në fakt ai është mjeshtër për të krijuar ndasi mes shqiptarëve duke folur dhe përgojuar vazhdimisht gjithë dynjanë, duke përmendur gjithkënd dhe duke u hequr si babai i këtij kombi, ndërsa ai nuk është gjë tjetër veçse një dështak që e ka çuar Shqiperinë drejt rrënimit ekonomik, drejt shkatërrimit të demokracisë, drejt braktisjes së vendit. Ndaj ju ftoj të gjithëve që Ranës dhe Rilindjes ti jepni atë që meriton në 25 Prill, sepse Pogradeci dhe Shqipëria është shtëpia jonë e përbashkët.