Në dalje ajo u përball me gazetarët, të cilët e pyetën për përgjegjësitë e saj në institucionin që ajo drejtonte. Por ish zyrtarja e lartë nuk pranoi të flasë, ndërsa avokatja e saj, teksa shtyu mikrofonat e gazetarëve tha se “kur të dojë do të flasë”.
E hetuar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për dyshime mbi shkelje të procedurave në tenderë publikë, Karçanaj ndiqet në një gjendje të lirë sigurie.
Akuzat e SPAK ndaj drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj
Ndaj Mirlinda Karçanaj, e cila ndodhet nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, janë ngritur akuzat për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.
Ndaj Hava Delibashit, e cila më 24 mars u lirua nga arresti i shtepisë, rëndojnë akuzat për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Ndërsa zv.drejtori i policisë së Tiranës, Erjon Ismaili, është pezulluar nga detyra.
Prokuroria e Posaçme ka ngritur akuza për kryerjen e veprave penale; “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.


















