Presidenti Meta: I lindur për të kënduar himne të përjetshme, Mentor Xhemali, ‘Nderi i Kombit’

298
I lindur për të kënduar himne të përjetshme, Mentor Xhemali erdhi në skenën shqiptare si një zë madhështor, që i duhej Atdheut dhe iu gjet pikërisht atëherë kur Atdheu kishte më shumë nevojë për të.
Mentor Xhemali e dëshironte kombin e vet sovran e të pavarur, prandaj mori pushkën, që fëmijë, për të mbrojtur lirinë e Shqipërisë.
Mentor Xhemali i donte bashkëkombësit e tij të lumtur e të gëzuar, ndaj këndoi dhe krijoi me pasion këngët më të bukura për ta.
Ai e deshi Atdheun ‘Të ngrihej madhështor si një kështjellë e pamposhtur’, ndaj i këndoi atij ‘më të bukurën këngë’, Për ty Atdhe!
Për të gjitha cilësitë dhe meritat e tij të jashtëzakonshme, për kontributin e shquar të dhënë për kulturën kombëtare dhe për arritjet e spikatura artistike, si një prej korifenjve më të shquar të muzikës dhe të këngës sonë, e vlerësova sot kryekëngëtarin me zërin e rrallë, Mentor Xhemali, me Dekoratën e lartë ‘Nderi i Kombit’. 🎼🇦🇱
Sigal