Presidenti Meta: Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Radios!

111

Një urim të përzemërt për të gjitha gjeneratat e drejtuesve, gazetarëve, folësve brilantë, komentatorëve të mrekullueshëm, dhe teknikëve të palodhur të radiove shqiptare: Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Radios!
Mirënjohje për përkushtimin, profesionalizmin e kontributin e vyer që kanë dhënë e japin në funksion të informimit e përcjelljes së vlerave kulturore tek miliona dëgjues, duke e shndërruar radion në një platformë komunikimi të pazëvendësueshme dhe tribunë të rëndësishme të pasqyrimit të jetës, kulturës, gjuhës dhe muzikës shqiptare.
Me emocione të forta ta kujtoj gjithmonë eksperiencën time modeste si komentator radio, përkrah dy emblemave të mikrofonit, Ahmet Shqarri dhe Ismet Bellova, të cilëve u jam përjetë mirënjohës që më njohën me magjinë e vërtetë të radios. 🇦🇱📻