E kapën me armë dhe shuma të mëdha parash pranë selisë së PS, gjykata lë në burg Vladimir Gjutën. Avokati i tij jep detaje

440
Sigal

Vladimir Gjuta doli sot para Gjykatës për vlerësimin e masës së arrestit, ku dëgjoi vendimin që e lë atë në burg.

Gjuta u arrestua më 10 shkurt pasi u ndalua nga punonjësit e Gardës me dyshimin se tentoi të hynte në selinë e PS me armë. Gjykata e vlerësoi të ligjshëm arrestimin e Gjutës. Prokuroria e akuzon atë për “Armëmbajtje pa leje”, “Prodhim, mbajtje, blerje apo shitje pa leje e armëve të ftohta” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ndërkohë avokati i tij deklaroi pas seancës se kërkesa e prokurorisë bazohej vetëm në faktin e sasisë së parave që kishte me vete. Sipas tij, klienti i ka pasur paratë për t’i thyer në Exchange dhe për t’i përdorur për biznesin e tij.

“Ka mbrojtur pasurinë e vet, kështu e ka menduar ai. Me paratë ai pretendoi se paratë janë të ligjshme dhe i ka siguruar nga biznesi në Angli së bashku me familjarët. I duheshin për të krijuar një biznes, tregti me mallra amerikane. Prokuroria kërkoi arrest me burg vetëm për paratë e gjetura. Paratë do i thyente për biznesin e tij”, deklaroi avokati.