Të shtënat me armë në Korçë, zbardhet ngjarja, dy vëllezër u konfliktuan me një person tjetër

340
Sigal

Mesditën e sotme të shtëna me armë janë dëgjuar në Korçë.

Raportohet se dy vëllezër janë zënë me një person për motive të dobëta.

Një nga vëllezërit ka qëlluar me armë në ajër dhe më pas ka hedhur pistoletën duke u larguar.

Policia ka shoqëruar personin që ishte përfshirë në konflikt.

“Më datë 17.02.2020, rreth orës 13:10, në lagjen nr. 8, Korçë, gjatë një konflikti për motive të dobëta ndërmjet dy vëllezërve V.X e K.X me shtetasin E.B, banues në Korçë, dyshohet se njëri prej vëllezërve ka qëlluar në ajër me armë zjarri pistolete. Dy vëllezërit kanë hedhur në tokë armën e zjarrit dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Forca të shumta policie janë vënë në ndjekje të dy autorëve të dyshuar të ngjarjes dhe po punojnë për kapjen e tyre. Shtetasi E.B, është shoqëruar në  ambientet e Komisariatit për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.