Përdhunimi i 8-vjeçares/ Flet drejtoresha e shkollës

908
Sigal

Pas publikimit të lajmit të rëndë se një vajzë 8-vjeçare ishte përdhunuar në grup në ambientet e shkollës 9-vjeçare në fshatin Arapaj në Durrës gazetarja e Syri TV Dea Dervishi ka kontaktuar me drejtoreshën e shkollës në fjalë.

Sipas drejtoreshës, në momentin që dyshohet se ka ndodhur ngjarja e rëndë, shkolla ka qenë jashtë orarit të punës, ndërsa shtoi se, nuk ka asnjë të dhënë që personeli i shkollës të jetë përfshirë në këtë ngjarje.

“Në momentin që ka ndodhur ngjarja, shkolla ka qenë e mbyllur pasi ka qenë jashtë orarit. Në kohën që ka ndodhur ngjarja stafi ka qenë me leje ndërsa dezhurni ka qenë në punë deri në orën 16:00”, është shprehur drejtoresha.

Sipas saj, “shkolla ka ofruar ndihmë me psikologë për vajzën dhe prindërit”

Ndërsa një prej banorëve të fshatit është shprehur se, nuk ka dëgjuar asgjë lidhje me këtë ngjarje në fshat.

Ngjarja makabre është regjistruar rreth tre javë më parë në ambientet e shkollës 9-vjeçare ‘Myslim Hida’.

Djemtë janë të moshës 15-16 dhe 17 vjeç, banorë të zonës së Arapaj. Edhe vajza minorene është banore e po të njëjtës zonë.

Djemtë e kanë marrë dhe e kanë lidhur në katin e katërt të shkollës dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë.

Por skandali bëhet edhe më i madh pasi policia që drejtohet nga Sandër Lleshi e ka mbajtur të fshehur këtë krim horror prej më shumë se 3 javësh edhe pse vetë ka nisur hetimet që kur është raportuar ngjarja.