Presidenti Meta citon Kastriot Islamin: Rama kërkon mandatin e tretë që t’i shpëtojë ndëshkimit për zullumet që ka bërë

294
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shpërndarë një postim të profesorit Kastriot Islamit, ku ky i fundit shprehet se Shqipëria sot është zhytur në borxhe.

“Kush po i zhyt shqiptarët në borxhe dhe varfëri? Faleminderit Prof. Kastriot Islami për qartësinë!”, shkruan Meta.

Ndërsa, në shkrimin e tij, Islami deklaron se sot vendi ynë përballet me një krizë të madhe borxhesh, ndërsa shqiptarët vazhdojnë që të ikin në mënyrë masive.

Kastriot Islami thekson se Rama e ka çuar borxhin publik në shifra marramendëse, duke zhytur shqiptarët në një varfëri të skajshme.

Islami shton se Rama e kërkon mandatin e tretë, me qëllim që t’i shpëtojë zullumeve të mëdha që ka bërë.