Raporti tronditës nxjerr detaje nga përdhunimet e grave dhe të miturve

540
Fëmijët dhe gratë janë të sulmuar dhe përdhunuar nga trafikantët brenda një kamp refugjatësh në Francën veriore. Individë të pashoqëruar janë pre e lehtë e këtyre sulmeve, janë shprehur mjekët, vullnetarët dhe zyrtarë të tjerët të intervistuar nga Observer.
“Sulmi seksual, dhuna dhe përdhunimi janë të gjitha tepër të zakonshme,” tha një vullnetare për Observer, duke folur në kushte anonimiteti.
“Të miturit janë sulmuar dhe gratë janë dhunuar dhe janë detyruar që të shesin trupin e tyre vetëm për këta trafikantë ” tha ajo.
“Edhe pse shirat janë të mbyllura gjatë natës, ka individë të cilët kanë kopjen e çelësave dhe arrijnë që të futen brenda në kamp. Ata i marrin gratë dhe bëjnë ç’të duan me to. Kjo situatë ka ndodhur me shumë gra dhe unë e di shumë mirë këtë “shtoi vullnetarja e cila ka punuar në kampin që nga viti i kaluar. Sipas saj në kamp gjithsej rrinë rreth 2000 refugjatë, 100 prej të cilëve janë të mitur të pashoqëruar. “Gratë janë shumë të frikësuar për të shkuar në tualet në natë”, tha ajo.
“Një vajzë 12-vjeçare është përdhunuar në kamp nga një njeri për më shumë se dy herë. Ajo nuk foli për këtë situatë sepse ai e kërcënonte në mënyrë të herëpashershme. Nga ana tjetër edhe një djalë 13-vjeçar është përdhunuar në këtë kamp”.
Sipas një dëshmie e dhënë nga një punëtor ish-joqeveritar i cili kaloi tre vjet e gjysmë vullnetarizmit në Dunkirk, burrat sipas tij kanë në shënjestër gratë dhe fëmijët.
“Sulmi seksual i një fëmijë të vogël në kampin e la një nënë të tronditur dhe ajo tashmë ka mbetur memece”, tha punëtori.
“Ne kemi parë edhe në të kaluarën një grua që mbante një vajzë shtatzëne në krahët e saj. Kjo e mitur ishte dhunuar dhe nëna e saj kishte pasur frikë që të raportonin në polici “tha punëtori.
Rreziku i dhunës në kamp ka qenë përshkruar aq i lartë, madje personat futem me armë dhe thika në kamp kanë thënë të intervistuarit gjatë intervistës.
Trafikantët detyrojnë gratë dhe fëmijët që të ketë marrëdhënie seksuale në këmbim të batanijeve, ushqimit, ose ofertën e kalimit në Britani të Madhe, në bazë të deklaratave të ndryshme që thanën vullnetarët, mjekë, refugjatët, dhe zyrtarët.
Sipas dëshmisë së autoriteteve, policia në vend ka lejuar trafikantët për të marrë kontrollin, thotë Ekipi i Mbështetjes Ligjore Dunkirk.
Sigal