Takimi i kancelarit gjerman, Scholz me Kurtin, reagon Meta: Përshëndes përkushtimin e Gjermanisë për rinisjen e Procesit të Berlinit

145
Sigal

Postimi i plotë i presidentit, Ilir Meta:

E përshëndes përkushtimin e Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, të shprehur sot edhe ndaj Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të rifilluar Procesin e Berlinit me një dinamikë të re. Mbështetja e kësaj nisme gjithëpërfshirëse është në interesin më të mirë të Shqipërisë, të Kosovës dhe të rajonit për më shumë rezultate konkrete, më shumë mbështetje financiare dhe më shumë vlera europiane.

Mesazhi i Kryeministrit Kurti në videon e shpërndarë nga Presidenti Meta

Albin Kurti: Ne mbështesim plotësisht Procesin e Berlinit dhe e mirëpritëm përkushtimin e Kancelarit për të rifilluar këtë proces me një dinamikë të re. Po ashtu ne mbështesim Tregun e Përbashkët Rajonal i cili ndodhet brenda Procesit të Berlinit dhe rregullave të BE-së, është gjithëpërfshirës,i ka katër liritë prandaj edhe nuk i mbështesim iniciativa të tjera paralele.
Për Kosovën është e rëndësishme që në këtë proces qytetarët të jenë përfituesit përfundimtarë, saktësisht siç e tha edhe kancelari Scholz.
Të gjitha iniciativat rajonale ne i pranojmë, i mirëpresim dhe i konsiderojmë të dobishme, atëhere kur e kemi BE brenda si vlerë dhe gjithashtu pjesëmarrës aktiv. Të gjitha iniciativat e tjera paralele që dëshirojnë të hapin Ballkanin ndaj fuqive nga Lindja apo Verilindja ne nuk i mirëpresim dhe i konsiderojmë të panevojshme.