Nesër përfundojnë oraret e reja të shtetrrethimit! Cilat janë masat që priten të jepen nga Komiteti Teknik i Ekspertëve?

284
Sigal

Nesër skadon ora policore e orës 20:30! Pritet që Komiteti Teknik i Ekspertëve të dalë nesër në një konferencë për mediat aty ku do të njoftojë rregullat e reja anti-covid.

Nuk dihet nëse do të qëndrojnë në fuqi masat e tanishme, të cilat janë vendosur në datën 24 dhjetor. Për dy javë me rradhë shqiptarët kanë respektuar orën policore nga ora 20:30 deri në 06:00.

Ekziston mundësia që kjo orë policore të shtyhet dhe të rikthehemi me masën e mëparshme kur mbyllja bëhej në orën 22:00 deri në 06:00.