Prof.Dr. Arben Malaj: Qeverinë e Rilindjes do ta kishin zili xhonturqit dhe Haxhi Qamili

360
Sigal

 

Qeveria e Ramës edhe në këtë rast është një rumpallë e vërtetë. Kur do Rama, të fut në burg për një faturë energjie. Kur do Rama, iu fal oligarkëve miliona gjoba dhe fitime të papaguara. Kur do Rama, të gjobit edhe 10 milionë lekë për një faturë. Kur do Rama, të jep edhe 45 milionë euro paradhënie pa bërë asnjë punë. Kur do Rama, vendos gjoba të çmendura. Kur do Rama për përfitime elektorale, të fal të gjitha gjobat, bile t’i sjell lekët me policë bashkie e policë partie që t’i japësh votën nesër. Ku ka vend europian që polici të sjellë lekët e gjobave të anulluara tek shtëpia, kur secili prej tyre duhet të ketë një numër llogarie, page, pensioni, biznesi apo ndihme nga sigurimet shoqërore? Rama në mëngjes fal gjithë gjobat dhe sekuestrimet e 6 muajve të mëparshëm. Rama në drekë të kërcënon për gjoba të rënda për 6 muajt e ardhshëm. Rama në darkë 6 ditë përpara zgjedhjeve, t’i fal të gjitha gjobat e vendosura gjatë 8 vjetëve. Kjo rrumpallë qeverisjeje nuk është parë as në kohën e xhonturqve dhe  as të Haxhi Qamilit. Gjobat, sekuestrimet, konfiskimet nuk falen me ferman kryeministror, por me ligj në Kuvendin e Shqipërisë. Populli e njeh dhe nuk e harron ramaqeverinë si qeveri arrogante dhe e babëzitur. Çdo “bamirësi” për përfitime vetëm elektorale dhe çdo përpëlitje dëshpëruese e bëjnë më të qartë përse, RamaRrumpallë është problemi dhe pengesa e të sotmes dhe së ardhmes europiane të shqiptarëve.