PRESIDENTI ILIR META, PRITI ANALISTIN FRANK SHKRELI

643

Ëngjëll Musai, drejtor i gazetës “Telegraf”

Veç dashuria mund ta bëjë Shqipërinë nuse, ndaj ta duam të gjithë që ta kemi një zonjë të vërtetë

Sigal

Presidenti i Republikës së Shqipërisë z.Ilir Meta, priti dje në një takim të veçantë ish-Drejtorin e VOA-s për Euro-Azinë dhe ish kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC), z. Frank Shkreli, njëkohësisht edhe autor i tre vëllimeve “Demokracia nuk pret” që u promovua dy ditë më parë. Duke shprehur konsideratën e lartë për z.Shkreli, kreu i shtetit shqiptar z. Ilir Meta theksoi vlerat publicistike, intelektuale dhe analizat e z.Shkreli, të cilat janë shumë dimensionale, me thellësi për trajtimin e çështjeve dhe një mbrojtës i lirisë, fjalës së lirë dhe të drejtave të njeriut. Pa dyshim që çështja kombëtare, zë një vend të veçantë në analizat e z.Shkreli dhe se roli i tij dhe VOA-s ishin shpresa e madhe që mbajtën gjallë ëndrrat e shqiptarëve gjatë kohës së diktaturës dhe që u bënë realitet në fillim të viteve ’90 për liri dhe demokraci, ashtu sikurse u vu në dukje nga folës të ndryshëm në promovimin e tre vëllimeve “Demokracia nuk pret”. Nga ana e tij, zoti Frank Shkreli, falënderoi Presidentin Meta për pjesëmarrjen e tij në promovimin e tre vëllimeve të librit “Demokracia nuk pret”. Gjatë bashkëbisedimit me z.Shkreli, Presidenti Meta u interesua për zhvillimet në komunitetin shqiptaro-amerikan, traditën dhe rolin historik që ka luajtur komuniteti shqiptaro-amerikanë prej kohës së Fan. S. Nolit dhe Faik Konicës në forcimin e marrëdhënieve të dy kombeve tona. Njoftohet se gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork, ku do të marrë pjesë në punimet vjetore të OKB-së, Presidenti Ilir Meta do të takohet edhe me organizata dhe përfaqësues të komunitetit shqiptaro-amerikan. Në fund të takimit z. Frank Shkreli i dhuroi Presidentit të Republikës botimet e tre vëllimeve ‘Demokracia nuk pret”.