Presidenti Ilir Meta kalon një ditë çlodhëse në fshatrat turistik të jugut: Nga Piqerasi largohesh vetëm me një dëshirë, për t’u rikthyer sa më parë

370
Sigal

Ditën e sotme, Presidenti Ilir Meta ka shijuar një ditë të nxehtë vere, në bregdetin e mrekullueshëm të Piqerasit.

Në disa foto të shpërndara në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’, Presidenti Meta thotë se, “nga Piqerasi largohesh vetëm me një dëshirë, për t’u rikthyer sa më parë!”, duke nënkuptuar se ka kaluar një kohë relaksuese në fshatin turistik të Piqerasit.