KLGJ njofton për mbledhje, ja temat që do të diskutohen

213
Sigal

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka njoftuar se nesër më datë 28.06.2021, në orën 11:00, zhvillohet në platformën online, mbledhja plenare e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Ja dhe diskutimet e rendit të ditës:

RENDI I DITËS 

Mbledhje Plenare të Këshillit të Lartë Gjyqësor

datë 28.06.2021

 

1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe profesional, me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimit), për periudhën e vlerësimit 2013 – 2016, i gjyqtares Manjola Xhaxho”.

2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe profesional, të gjyqtares Manjola Xhaxho, për vitin 2019”.

3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për kualifikimin e kandidatit z. Sokol Pina dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit Gjirokastër, Gjykatën e Apelit Durrës dhe në Gjykatën e Apelit Tiranë, për pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile, të shpallura me vendimet nr. 389, nr. 392 nr. 395, datë 07.10.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”. 

4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për kualifikimin e kandidates znj. Rezarta Aliu dhe vijimin e procedurave të emërimit në Gjykatën e Apelit Tiranë, për dy pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile, të shpallura me vendimet nr. 394 dhe nr. 395, datë 07.10.2020, dhe për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr. 396, datë 07.10.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

5. Shqyrtimi i projektvendimit “Për kualifikimin e kandidatit z. Ilir Përdeda dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit Tiranë, për pozicionet e lira në fushën e të drejtës penale, të shpallura me vendimet nr. 184 dhe nr. 185, datë 28.05.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”. 

6. Shqyrtimi i projektvendimit “Për kualifikimin e kandidates znj. Irida Kacerja dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit Tiranë, për pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile, të shpallura me vendimet nr. 181 dhe nr. 183, datë 28.05.2020, si dhe nr. 394, datë 07.10.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”.

7. Shqyrtimi i projektvendimit për kualifikimin/skualifikimin për në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për magjistrat, profili gjyqtar, për vitin akademik 2020-2021, të kandidates {…}

8. Shqyrtimi i projektvendimit “Për shqyrtimin e kërkesës për daljen në pension të parakohshëm të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, z. Ahmet Metaliaj”.