Ing. Niko Naska: Sistemi i energjisë elektrike sot

31
Sigal

Modernizimi i sistemit elektrik në vendin tonë është një domosdoshmëri pasi impiantet e gjenerimit (prodhimit), rrjeti kombëtar i transmetimit është i vjetëruar dhe nuk mund të mbajë hapin me risitë në proçeset e informacionit diçital dhe të komunikacionit. Ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë dhe çrregullimet në cilësinë e saj i kushtojnë shumë ekonomisë së vëndit dhe konsumatorëve

Sot në sistemin e energjisë elektrike ka një kontradiktë:
Prodhojmë, përballojmë nevojat e vëndit, eksportojmë prodhimin e tepërt, por shumë zona të vendit janë pa energji nga difektet e shumta të rrjetit shpërndarës të shkaktuara nga moti i keq.

Energjia elektrike është thelbësore në shoqërinë tonë moderne. Prosperiteti ekonomik, siguria kombëtare, shëndeti dhe siguria publike nuk mund të arrihet pa të. Komunitetet me mungesë të energjisë elektrike, qoftë edhe për periudha të shkurtëra, kanë telashe në përmbushjen e nevojave bazë për ushqim, strehim, ngrohje, ujë, drejtësi dhe rregull. Energjia elektrike me akses sasi dhe çmim të pranueshëm është një nga gurët themeltar të ekonomisë të vëndit tonë, prandaj nevojat për modernizimin e sistemit elektrik”Prodhim-transmentim-shpërndarje-rezervim (konservim) dhe përdorim fundor duhet të jetë në qëndër të vëmëndies. Modernizimi i sistemit elektrik në vendin tonë është një domosdoshmëri pasi impiantet e gjenerimit (prodhimit), rrjeti kombëtar i transmetimit është i vjetëruar dhe nuk mund të mbajë hapin me risitë në proçeset e informacionit diçital dhe të komunikacionit. Ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë dhe çrregullimet në cilësinë e saj i kushtojnë shumë ekonomisë së vëndit dhe konsumatorëve. Shqipëria ka nevojë për ‘super stadë’ elektrike. Rrjeti shpërdarës, si ai ajror ashtu dhe ai nëntokësor, është shumë i amortizuar dhe i mbi ngarkuar, në qëndrat e banimit thuajse mungojnë një numër  gabinash elektrike në varësi të blloqeve dhe numurit të banorëve etj. Në situatën e sotme kërkohet që në gjenerim, transmetim, shpërndarje etj të ndërhyet me studime të plota shkencore pasi janë investime me jetëgjatësi të madhe.

Gjenerimi:

Profili i industrisë së gjenerimit të energjisë elektrike po ndryshon shpejt. Teknollogjia e gjenerimit më të pastërt dhe efiçensë më të lartë po bëhet më e disponueshme si turbinat me cikël të kombinuar, sistemet foto voltaike të erës etj. Sistemet foto voltaike kanë filluar të përdoren si në veshjen e digës në h/c e Vaut Dejës, në sipërfaqen ujore të rezervuarit të h/c Banjës, në godina individuale banimi, resortet turistike malore, në shtyllat e ndriçimit rrugor etj., por është shumë pak pasi vëndi ynë për vetë pozicionin gjeografik që ka mesatarisht 2200-2500 orë diell në vit, kushte shumë të favorshme për këtë sistem. Po kështu edhe për sistemin e prodhimit të energjisë elektrike me anë të fuqisë së erës. Nuk ishte e nevojshme që të merreshin impiantet e lëvizshme, që u vendosën në Vlorë e që kishin një teknologji të vjetëruar e mbytëse për mjedisin.

*Transmetimi

Edhe në gjenerim të përshtatshëm, pika me dyndje në sistemin e transmetimit, interferojnë me shpërndarjen e besueshme, efiçente dhe me çmime të pranueshme. Në vëndin tonë ka disa linja transmetimi të tensionit të lartë (LTL), ajrore e nën tokësore të kapaciteteve të ndryshme. Nevojat dhe kërkesat janë vazhdimisht në rritje, por ritmi i ndërtimit të faciliteteve të transmetimit është shumë i ulët. Aktualisht humbjet në transmentim janë të larta si rezultat i vjetërsisë të këtyre linjave dhe të mbi ngarkimit të tyre. Prandaj edhe ndërprerjet e energjisë elektrike janë të shpeshta duke krijuar shqetësime në cilësinë energjitike dhe i kushtojnë ekonomisë së vëndit dhe konsumatorëve, që janë lidhur me këto linja. Në SHBA përdoren përcuellësa kompozite në linjat(LTL) ajrore si dhe qeramika t(aliazhe bismuthi dhe aliazhe itriumi). Aplikimi i këtyre materialeve të avancuar rrisin kapacitetin mbajtës të rrjetit deri 5 herë (për shkak të peshës vëllimore të vogël që kanë) pa patur nevojë dhe pa zënë më shumë hapësirë toke (gjatë trasesë së linjës, e cila mundet të bëhet me më shumë se dy qarqe që është maksimumi sot). Këta përcjellësa mund të përdoren në zona me përcillshmëri mjedisore, në kalime me hapësira të mëdha, përmirësime në kapacitete rajone me ngrica dhe akull, zëvëndësimin e strukturave të vjetëruar. Këto lloj përciellsash kanë humbje të vogël në linjë, kosto të ulët në ndërtim-shfrytëzim-mirëmbajtje-monitorim.

*Shpërndarje

Rënia më e madhe nga rrjeti i transmentimit në rrjetin e shpërndarjes ndodh në nënstacione. Sistemi i shpërndarjes përgjithësisht mendohet se nis në nënstacion dhe përfundon në matësin e klientit. Pas matësit qëndron sistemi eletrik i klientit, i cili konsiston në përcillësa, paisje të ndryshme etj. Përdorimi i rritur i teknologjive të informacionit, kompjuterave, elektronikave të shumta të konsumatorit bënë që ndërprerjet e energjisë, luhatiet në voltazh dhe në nivelet e frekuencave dhe të tjera shqetësime në cilësinë e energjisë, të jenë të limitizuara dhe drejtë tolerancës ‘zero’. Por në qëndrat tona të banuara rrjeti shpërndarës është i amortizuar e i vjetëruar. Numuri i gabinave elektrike është i pa mjaftueshëm në raport me numurin e familjeve dhe banorëve që furnizohen me energji elektrike nga këto gabina etj. Sot rrjeti shpërndarës nuk i përgjigjet në kohë nevojave të klientit. Zona të shumta banimi janë sot pa energji elektrike kur jemi në fillimet stinës së dimrit.