FOTO/ Çantën plot me drogë, si tentoi të kalonte kufirin në Kakavijë 59 vjeçari

459
Sigal

Në prangat e Policisë, në pikën kufitare të Kakavijës ka rënë një 59-vjeçari me iniciale B.R, pasi tentoi të kalonte doganën me heroinë me vete.

Sipas Policisë 59-vjeçarit në çantën e tij personale u gjetën dy pako me lëndë të dyshuar narkotike heroine, me peshë totale 555 gramë. Ai ishte duke kaluar kufirin me mjetin e tij personal.

Njoftimi i Policisë:

Policia Kufitare parandalon dhe godet një tentativë për trafikim të drogave të forta.

Tentoi të trafikonte heroinë drejt Greqisë duke përfituar nga fluksi në PKK Kakavije, arrestohet në flagrancë nga policia.

Sekuestrohet dy pako me Heroinë, gjithsej 555 gramë.

Shërbimet e Policisë Kufitare në zbatim të planit të posaçëm të masave për rritjen e kontrollit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për trafikim të lëndëve narkotike duke përfituar edhe nga fluksi, si dhe në bazë të analizës së riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë kanë përzgjedhur për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë automjetin në pronësi të shtetasit B.R., 59 vjeç, banues në Berat.

Pas verifikimeve dhe kontrollit të ushtruar në automjet, nga punonjësit e Policisë Kufitare, në çantën e tij personale u gjetën dy pako me lëndë të dyshuar narkotike heroinë, me peshë totale 555 gramë.

Veprimet hetimore dhe procedurale të mëtejshme u kryen nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B.R., për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.