Presidenti Bajram Begaj përmes një postimi në rrjetin facebook, dha urimin për festën e pavarësisë së Amerikës. Në urimin e tij Begaj tha se Shqipëria është mirënjohëse dhe krenare për histroinë që e lidh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se është e vendosur të ndërtojë një të ardhme në të cilën të ruajë e të forcojë vlerat e demokracisë.
“Gëzuar 4 Korrikun Amerikë!
Mirënjohës dhe krenarë për historinë që lidh Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara.
Si partnerë strategjikë, jemi të vendosur për të ndërtuar një të ardhme në të cilën ruajmë dhe forcojmë së bashku vlerat e demokracisë”, – shkruajti Presidenti Begaj.