Policia spanjolle operacion në Atlantik, bllokon anijen me disa tonë kokainë, mediat: I përket organizatës së mafias shqiptare

110
Sigal

Policia spanjolle ka ndërmarrë një operacion në Atlantik ku ka ndaluar një anije brenda të cilës u gjetën disa ton kokainë.

Mediat spanjolle raportojnë se në këtë aksion policor janë arrestuar disa persona, pa u përcaktuar qartë numri i të prangosurve si dhe sasia e drogës së sekuestruar.

Ndër të tjera thuhet se pas këtij rrjeti trafiku fshihet një celulë e mafies shqiptare me qendër në Galicia dhe Amerikën e Jugut.