Eksploziv parukerisë, policia arreston 24-vjeçarin, ja çfarë iu gjet në banesë

557
Sigal

Është zbardhur ngjarja e ndodhur rreth një muaj më parë në një parukeri në Nikël, të cilës iu vendos lëndë eksplozive.

Policia arrestoi në flagrancë, si autor i dyshuar për ngjarjen e mësipërme shtetasin B.Sh., 24 vjeç, banues në Nikël, pasi vuri lëndë eksplozive në biznesin e shtetases R.Sh.

Gjithashtu policia shpalli në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit E.Sh., 28 vjeç, banues në Nikël.

Gjatë kontrollit në banesën e tyre, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale: 5 fitila zjarrëpërcjellës dhe 5 kapsolla detonatore.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

KRUJË

Policia e Krujës zbardh dhe dokumenton një ngjarje të ndodhur rreth 1 muaj më parë ku një biznesi në Nikë,l iu vendos lëndë eksplozive.
– Sekuestrohen kapsolla detonatore dhe fitila zjarrëpërcjellës;
– Nga puna hetimore e kryer në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Rrethit është arrestuar 1 shtetas dhe shpallur në kërkim 1 tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit, pas një pune hetimore intensive kanë zbardhur ngjarjen e ndodhur në datë 16 gusht 2019, ku biznesit (parukieri) të shtetases R.Sh., iu vendos lëndë plasëse.

Policia arrestoi në flagrancë, si autor i dyshuar për ngjarjen e mësipërme shtetasin B.Sh., 24 vjeç, banues në Nikël, për veprat penale “Shkatërrim prone me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municioneve”, si dhe shpalli në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit E.Sh., 28 vjeç, banues në Nikël.

Gjatë kontrollit në banesën e tyre u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• 5 fitila zjarrëpërcjellës;
• 5 kapsolla detonatore.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme. Policia e Shtetit fton qytetarët të vijojnë të mbështesin dhe bashkëpunojnë me Policinë, duke denoncuar çdo rast paligjshmërie, në numrin unik 112 apo në Komisariatin Dixhital, se vetëm bashkërisht e luftojmë më mirë paligjshmërinë dhe ndërtojmë një ambient sa më të sigurt për fëmijët tanë!