Policia spanjolle ka zhvilluar një operacion në Elbasan, në bashkëpunim me Forcat Shqiponja.
Objektivi i tyre ishte një call center në një qendër tregtare. Mësohet se ata e kanë hapur derën me shpërthim dhe në zyrë ka qenë vetëm një person.
Ndërsa të tjerët raportohet se janë larguar përpara operacionit të policisë.
Nuk dihet se kujt i përket ky biznes dhe identiteti i personit të kapur nga policia brenda ambienteve të call center.