Mbërrin dëbora, Qarku i Kukësit zbardhet nga reshjet, ja rrugët me rrezik

615
Qarku i Kukësit është përfshirë në orët e para te mengjesit nga reshje dëbore me intesitet mesatar. Lartësia e borës varion në akset rrugore nga 4 cm deri në 20 cm në rajonin e Tunelit Kalimash dhe Valbonë.
Temperatura minimale shkon deri ne 1.0 gradë celsius dhe nuk mungon energjia elektrike. Të gjitha akset rrugore që përshkojnë Qarkun e Kukësit janë të qarkullueshme pa zinxhirë.
Reshjet e rëna gjatë mengjesit të sotëm kanë krijuar vështirësi momentale, ku është ndërhyrë që nga ora 01.00 e në vazhdim duke hedhur kripë e pastruar dëborën.
Kujdes rruget
Rruga e Kombit lartësia e borës 20 cm në Tunel-Kalimash. Kolsh-Q.Shllak lartësia e borës 15 cm në Q.Shllak. Kukës-Bushtricë lartësia e borës 6 cm.
Kukës-Ura e Zapodit 5 cm dëbore.
Kukës-Krumë-Q.Prushi-Kam lartësia e borës 4 cm në Q.Tobli.
B.Curri-Kam lartësia e borës 10 cm në Q.Luzhë.
B.Curri-Valbonë lartësia e borës 20 cm.
Q.Morinë-B.Curri-Fierzë-Lekbibaj lartësia e borës 7 cm.
Sigal