Policia e Vlorës, kufizime për lehtësimin e trafikut

497
Policia e Vlorës, për të përballuar fluksin e mjeteve të rënda ka vendosur disa kufizime, me qëllim, lehtësimin e qarkullimit të këtyre automjeteve në qytetin bregdetar.
Në një njoftim të policisë së këtij qarku, thuhet: ndalohet qarkullimi në rrugët publike i mjeteve, për transportin e mallrave me peshë të përgjithshme të autorizuar mbi 7.500 kg; me ngarkesë të pandashme, gjatësi maksimale më të madhe se 12 m; rrugore apo bujqësore që kanë shpejtësi më të vogël se 40 km/orë; për kursantët e autoshkollave mësimore.
Policia e Vlorës bën me dije se për ditët e fundjavës, kufizimet janë konkretisht: për ditën e shtunë, kufizimi fillon nga ora 09:00 deri në orën 14:00; për ditën e diel, kufizimi fillon nga ora 12:00 deri në orën 24:00.
Sigal