Mbytet një 51 vjeçar në ujërat e lumit Buna

425
Trupi i një 51 vjeçari është gjetur mbrëmjen e sotme në ujërat e lumit Buna, në qytetin e Shkodrës. Kufoma, ende e paidentifikuar është gjetur nga kalimtarë të rastit të cilët njoftuan menjëherë policinë. 
Trupi i 51 vjeçarit është dërguar në morgun e qytetit të Shkodrës, ku do ti nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore. Blutë po hetojnë mbi shkaqet e plota të kësaj ngjarje, ndërkohë që dyshohet se viktima mund të ketë humbur jetën si pasojë e një infarkti pasi në trupin e tij nuk u konstatuan shenja dhune. 
Sigal