Pogradec, dyshohet se u qëllua rreth 100 herë drejt makinave, u dëmtuan dhe dritaret e hotelit, autorët mesazh pronarit

349
Sigal

Detaje të reja zbardhen nga të shtënat me armë zjarri drejt makinave në parkingun e një hoteli në Tushemisht.

“Balkan Web” raporton se autorët kanë qëlluar me kallashnikov mbi 100 herë drejt makinave të parkuara, duke dëmtuar 6-7 prej tyre, si dhe xhamat e hotelit.

Ky ka qenë një paralajmërim ndaj pronarit të hotelit, pasi autorët kanë shkuar drejt hotelit dhe kanë qëlluar makinat e parkuara, duke dëmtuar edhe mjete të pushuesve, që ndodheshin aty.

Ndërkohë, mësohet se pronari i hotelit është shtetasi me iniciale J. M.