Në Tiranë bëhet kërdia… dje u regjistrua e “diela e vjedhjeve”…

670
Sigal

Zyrtarisht e diela që lamë pas mund të quhet fare mirë dita e vjedhjeve për Tiranën.

Policia e Shtetit ka bërë publike rastet e grabitjeve për ditën e djeshme, ku vetëm në kryeqytet janë vjedhur 6 persona. Televizora, shtëpi, bizhuteri e deri tek pllakat e bakrit, grabitësit kanë vjedhur çfarë u ka dalë përpara ditën e mbrëmjen e djeshme.

Por Tirana nuk ka qenë e vetme në “objektivin” e grabitësve shqiptarë, pasi në total gjatë fundjavës janë kryer mbi 30 vjedhje, të cilat janë regjistruar e proceduar nga ana e policisë.

Vjedhjet ne Tirane:

Komisariati i Policisë Nr. 1Më datë 16.06.2018, shtetasi D.Z., vjeç 33, banues në Tiranë, kallëzon se në Sauk, para magazinës së një firme, ku është punonjës, në mjetin tip “Fiat”, i kanë vjedhur një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 17.06.2018, në rrugën “Hasan Sufa”, në banesën e shtetasit B.Z., vjeç 45, kanë vjedhur disa bizhuteri dhe sende me vlerë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autori. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 17.06.2018, gjatë natës, në rrugën “Myslym Shyri”, kanë vjedhur banesën e shtetases K.K., vjeçe 61, ku kanë marrë disa bizhuteri dhe një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6Më datë 17.06.2018, në rrugën “Llazi Miho”, shtetasit V.K., vjeç 72, banues në Tiranë, i kanë vjedhur motorin “Papaq”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 17.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi R.H., vjeç 50, banues në Tiranë, pasi në fshatin Mëzes, ka vjedhur 20 pllaka bakri. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë VorëMë datë 17.06.2018, në fashatin Marikaj, në lokalin e shtetasit L.Z., vjeç 27, banues në Tiranë, i kanë vjedhur 6 televizorë plazma. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.