Plotësohet kuota prej 300 personash pala greke pezullon punën, radhë të gjata në Kapshticë

281
Sigal

Radhë të gjata janë shënuar këtë të shtunë në pikën kufitare të Kapshticës. Rritja e masave kufizuese nga shteti fqinj ka sjellë sërish probleme të radhëve të gjata në pikat kufitare.

Burime bëjnë me dije se pas plotësimit të kuotës prej 300 personash,dogana greke ka pezulluar punën.

Ndër të tjera mësohet se pala greke në pikën kufitare të Kapshticës, pas plotësimit të kuotës së vendosur nga autoritetet greke për të kaluar kufirin në këtë pikë kufitare kanë mbyllur punën, duke bërë që në palën shqiptare të krijohen radhë të gjata automjetesh