Plehrat/ Cara: 961 mln lekë nga taksat e Durrësit i shkojnë ‘oborrit’ të Ramës!

112
Sigal

Demokrati Igli Cara, kandidati i opozitës për Bashkinë e Durrësit, ka prekur sot një nga problemet më të ndjeshme për banorët e qytetit turistik, të kthyer në gangrenë: trajtimin e mbeturinave.

Cara ka vënë theksin në faktin se 961 milionë lekë, që u mblidhen nga taksat këtyre qytetarëve, nuk shkojnë për zgjidhjen e këtij problemi, por për përfitimet e qeveritarëve.

Duke komentuar të ashtuquajturat programe prioritare të qeverisë në qytetin bregdetar, si psh. menaxhimin e mbetjeve, Cara shkruan:

“961.000.000 lekë të rinj, të barabarta me 28% të buxhetit të 2023 të bashkisë së Durrësit, do të shkojnë për menaxhimin e mbetjeve. Taksat e qytetarëve durrsakë planifikohen për inceneratorin e Tiranës dhe transferta qeveritare. Dhe më e paimagjinueshme është që pas 23 viteve nuk ka akoma një plan strategjik zhvillimi apo menaxhimi të këtij sektori. E kuptueshme përse bëhet! Duhet t’i shërbehet “oborrit” të Ramës!”

Image