E rëndë në Peqin, punëtori i Bashkisë humb jetën, bie nga lartësia teksa po krasiste disa pemë

19
Sigal

Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në Peqin. Nga informacionet e para mësohet se një punëtor, i identifikuar si Faik Rronci, 58 vjeç,  i kësaj bashkie ka gjetur vdekjen, pasi ka rënë nga lartësia, ku ka qenë duke krasitur pemët.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Peqin/Informacion paraprak

Rreth orës 09:30, dyshohet se gjatë punës për krasitjen e pemëve në lagjen “Xhami”, është rrëzuar aksidentalisht, punonjësi i bashkisë, shtetasi F. Rr., 58 vjeç, banues në Peqin. Si pasojë e dëmtimeve, ai ka humbur jetën, në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.