Zhvillimet në rajon, Xhaçka: Përgatitemi për dërgimin e “kufirit detare” me Greqinë në Hagë

118
Sigal

Ndër të tjera, Xhaçka u shpreh se do të vijojë puna me Greqinë për arritjen e një kompromisi për pyetjet që do t’i shkojnë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi kufizimin e zonave detare.

“Do të thellohet bashkëpunimi me Maqedoninë e Veriut, sidomos puna e përbashkët për korridorin 8. Kjo do të thotë se përtej bashkëpunimit dypalësh, do të ketë një dialog të përforcuar për korridorin 8 edhe me Bullgarinë dhe me Italinë.

Me Italinë do të nxitet fillimi i zbatimit të marrëveshjes për pensionet.

Me Greqinë do të vijojë mbajtja e takimeve teknike për një marrëveshje potenciale për mbrojtjen spociale dhe pensionet. Do të vijojë puna për negociatat me Greqinë për arritjen e një kompromisi mbi pyetjet që do t’i shkojnë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi kufizimin e zonave detare. Po planifikojmë aktivitete të përbashkëta me rastin e 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Turqinë”.