Pjesë e organizatës kriminale që futi 1.8 ton kokainë në Gjermani, kush është durrsaku që do i sekuestrohet pasuria dhe kushëriri i tij

502
Sigal

Operacioni Forca e Ligjit ka vënë në shënjestër tre emra të tjera, tre personazhe të dyshuar dhe me precedentë të mëparshëm kriminalë, të cilëve pritet t’u sekuestrohet pasuria.

Burime  bënë me dije se bëhet fjalë për kushërinjtë Emiljano dhe Edlir Hysenaj. Emiljano Hysenaj akuzohet si pjesë e një organizate kriminale që ka futur nga Ekuadori në Gjermani 1.8 ton kokainë me vlerë tregu 400 milionë euro.

Në këtë organizatë ishin 13 shtetas shqiptarë që u arrestuan nga policia gjermane.

Emiljano Hysenaj është aktualisht në një burg në Gjermani, në lidhje me aksionin e 20 majit të 2018-ës.

Sipas OFL-së, Emiljano Hysenaj, me banim në Durrës, pasi rezulton i dënuar në Gjermani për trafikim narkotikësh dhe pastrim parash dhe kushëriri i tij, Edlir Hysenaj, pasi dyshohet se gëzon pasuri të prejardhura nga krimi.