Vijon ‘telenovela’, shtyhet sërish seanca për bandën “Shullazi”

414
Sigal

Ende pa zgjidhje procesi në ngarkim të Emiljano Shullazit dhe katër të pandehurve të tjerë, pjesë e bandës.

Ngërçi procedural u shkaktuar pas kalimit të çështjes nga Krimet e Rënda në Gjykatë të Posaçme.

Edhe sot seanca u shty pasi Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk është shprehur nëse dy anëtarët Etleva Temo dhe Artur Kalaja që janë nga Apelet e rretheve mund të gjykojnë si anëtar të Gjykatës së posaçme të Apelit.

Në sallë doli vetëm kryesuesja e trupës Albana Boksi, e cila njoftoi shtyrjen e seancës.

Grupi i Shullazit është dënuar me 55 vite burg në total nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda por vendimi u apelua.

Emiljano Shullazi u shpall faktor për gjobëvënien ndaj biznesmenit Ylvi Beqja dhe Jani Zako, por shpëtoi nga akuzat për shkatërrim të pronës me eksploziv për dy raste dhe kanosjes së dy profesorëve Mynyr Koni dhe Dhori Kule.