Preisdenti Meta uron qytetarët dhe klasën politike të Kosovës: Shembull i shkëlqyer i besimit te demokracia. Faqe e re në rrugëtimin europian

188
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka uruar qytetarët e Kosovës dhe klasën politike atje pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura ditën e djeshme.

Meta e cilëson një shembull të shkëlqyer të besimit te demokracia dhe vota e lirë. Kreu i Shtetit thotë se Kosova hapi një faqe të re në rrugëtimin e saj europian dhe konsolidimit të shtetit demokratik.

“Urime të gjithë qytetarëve dhe klasës politike të Kosovës për shembullin e shkëlqyer të besimit te demokracia dhe vota e lirë, si dhe për standardet e suksesshme të arritura në zgjedhjet e djeshme parlamentare.
E përshëndes pjesëmarrjen e lartë të qytetarëve në votime, të cilët sfiduan kushtet e vështira atmosferike dhe pandeminë COVID-19, për të marrë në dorë fatet dhe për të vendosur të ardhmen e tyre.
Kosova hapi një faqe të re në rrugëtimin e saj europian dhe konsolidimit të shtetit demokratik.
Urojmë, që institucionet e reja, që do të formohen përmes bashkëpunimit, të udhëheqin me sukses shtetin e Kosovës për të fituar sfidat e të ardhmes. 🇽🇰👏”, shkruan Meta.