Çështja Becchetti/ Genc Pollo: Ambasada dhe ministria e Jashtme refuzuan të paraqiten në gjyqin në Hagë, pas prillit edhe fajtorët ofiqarë do të…

179
Sigal

Asnjë përfaqësues i Ambasadës apo Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë nuk është paraqitur në gjyqin civil në Hagë, ku gjykohej çështja “Becchetti”. Kjo bëhet me dije në vendimin e gjykatës ndërkombëtare të Hagës, pjesë të së cilës ka publikuar sot ish-deputeti i PD, Genc Pollo në postimin e tij në rrjetet sociale, duke e quajtur këtë refuzim një skandal mbi skandal.

“Asnjë sqarim nga MPJ për këtë “mungesë”! Siç ka vetëm heshtje nga qeveria për këtë problem ose ndonjëherë pretendime surreale se ky problem nuk ekziston”, shkruan Pollo.

Ish-ministri i Arsimit në Qeverinë Berisha, Pollo thotë se “reforma pas prillit 2021 do të bëjë që të fusin dorën në xhep edhe fajtorët ofiqarë!”, në lidhje me faturën që është e detyruar të paguajë Shqipëria për rastin “Becchetti”.

POSTIMI I PLOTE

Skandali mbas skandalit: Ambasada e Ministria e Jashtme refuzojnë të paraqiten në gjykatën civile në Hagë Hollande ku gjykohej çështja Becchetti/Agon TV.

Kjo rezulton nga vendimi i gjykatës siç mund t’a lexoni më poshtë.

Mbas proçeseve gjyqësore në Austri e Belgjikë për sekuestrimin e aseteve të shtetit shqiptar Becchetti ka kërkuar në gjykatën civile të Hagës që të paguhet nga kompanitë e naftës Shell dhe Eni me shumën që këto kompani i detyrohen rregullisht shtetit tonë (sipas marrëveshjeve me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Tiranë).
Asnjë sqarim nga MPJ për këtë “mungesë”! Siç ka vëtëm heshtje nga qeveria për këtë problem ose ndonjëherë pretendime surreale se ky problem nuk ekziston.

Rama mbylli kundraligjshëm TV Agon, media e pavarur por në pronësi të Becchetit në vitin 2015; katër vite më vonë në prill 2019 një gjykatë ndërkombëtare në Washington DC dënoi qeverinë Rama me 110 milion Euro dëmshpërblim. Kjo është shuma më madhe në dëm të Shqipërisë e caktuar ndonjëherë nga një gjykatë ndërkombëtare; duke filluar nga gjoba për incidentin e Korfuzit po në Hagë nga Gjykata Ndëkombëtare e Drejtësisë në 1949.

Fatkeqsisht faturën Beccheti duhet t’a paguajnë taksapaguesit shqiptarë. Reforma pas prillit 2021 do të bëjë që të fusin dorën në xhep edhe fajtorët ofiqarë!—-

0. The procedure
1.2.
The parties have been summoned to the writ at the request of the bailiff to appear at the hearing. The Republic of Albania (hereinafter: Albania) has also been called up, but has not appeared.