Pistoletë me vete, arrestohet 35-vjeçari nga Laçi

336
Sigal

Policia në Laç ka arrestuar 35-vjeçarin me iniciale A.T, pasi lëvizte me ārmë zjarri nëpër qytet.

Uniformat blu bëjnë me dije se 35-vjeçari është arrestuar teksa lëvizte me makinën e tij tip “Volkswagen”, gjatë kontrollit të së cilës është gjetur një pistoletë dhe nëntë fishekë.

Njoftimi i Policisë:

Policia godet një tjetër rast të ārmëmbajtjes pa leje. Qarkullonte me ārmë zjarri me vete, vihet në pranga 35-vjeçari.

Sekuestrohet një ārmë zjarri pistoletë, me krehër me 9 fishekë. Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin:

-A. T., 35 vjeç, banues në Laç, Kurbin.

Arrestimi i tij u bë pasi Policia kishte marrë informacion në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri në automjet.

Shërbimet e Policisë, në qytet Laç, kanë bërë ndalimin e mjetit tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin A. T. dhe gjatë kontrollit të ushtruar kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një ārmë zjarri pistoletë, me krehër me 9 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.