Agim Çiraku: Bajrami, festa që sublimon të gjitha vlerat dhe mesazhet morale të këtij muaji

14
Sigal

Agim Çiraku
Kryetar i Shoqatës Labëria

“Në emrin tim dhe në emër të Shoqatës” Labëria iu përcjell të gjithë besimtarëve myslimanë urimet e përzemërta për festën e Bajramit. Duke shënuar përfundimin e muajit të madhërishëm të Ramazanit, kjo festë sublimon të gjitha vlerat dhe mesazhet morale të këtij muaji, adhurimin e zotit të kuptuar si dashuri, mirësi e mirëkuptim mes njëri-tjetrit, si burim të shpresës e solidaritetit me ata që kanë nevojë për mbështetje shpirtërore e materiale, si një mundësi për t’i forcuar edhe më shumë vlerat tona humane.