Pezullohet puna në Gjykatën e Durrësit, gjyqtarët me simptoma të COVID-19

286
Sigal

Koronavirusi ka prekur edhe institucionet e ‘Drejtësisë’, ku shumë gjykata edhe janë mbyllur për të bërë të mundur parandalimin e përhapjess ë koronavirusit.

Bëhet me dije se është pezulluar puna në Gjykatën e Durrësit, pasi disa nga gjyqtarët kanë shfaqur simptoma të Covid-19.

Mësohet se do të trajtohen vetëm çështje të cilat janë të ngutshme, ndërsa të tjerat janë pezulluar. Sot është shënuar numri më i lartë i të infektuarve që nga fillim i i pandemisë me 396 raste gjatë 24 orëve.

Kujtojmë që deri më tani në vendin tonë 536 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa nurmi i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 22.300.