Përplasja fatale i merr jetën 22-vjeçares në Kamëz. Pranga shoferes

320
Sigal

Një aksidentit fatal ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës në rrugën “Demokracia” në Kamëz ku si pasojë e përplasjes së një automjeti tip “Smart” humbi jetën pasagjerja 22-vjeçare.

Shoqja e saj, 19-vjeçarja Deni Doku mbeti e plagosur dhe u arrestua nga policia pas ngjarjes. Ndaj saj rëndojnë akuzat për veprën penale “Shkelja e rregullave të Qarkullimit Rrugor”.

E reja po udhëtonte me shpejtësi në momentin kur u përplas me dy automjete të tjera. Vajzat u dërguan në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore por pasagjerja 22-vjeçare humbi jetën si pasojë e plagëve të rënda.