Qëndroi në Tiranë për festa, konviktorja “boshatis” dhomat e shoqeve

526
Sigal

Një
studente është vënë në pranga nga policia e Tiranës ditën e sotme, pasi
akuzohet për vjedhje. 26-vjeçarja me inicialet L.Xh kishte vendosur që t’i
kalonte në Tiranë festat e fundvitit, mesa duket me një qëllim të qartë.

Duke qenë se ajo qëndronte në
konviktet e Fakultetit të Mjekësisë, dhe gjatë këtyre ditëve vajzat e tjera do
të udhëtonin nëpër qytetet nga vinin, 26-vjeçarja shfrytëzoi rastin për t’i
vjedhur ato.

Sipas burimeve policore, L.Xh është
arrestuar në flagrancë nga oficerët e policisë së komisariatit numër 4 pranë
konvikteve të ndodhura në “Rrugën e Dibrës”, pasi kishte vjedhur dhomat e
shoqeve të saj.

Në cilësinë e provave materiale,
policia ka mundur t’i sekuestrojë një sërë sendesh të vjedhura, mes tyre edhe
rroba e veshmbathje.