50 milionë dollarë abuzime për gjashtëmujorin e parë të vitit 2012

513
Sigal

KLSH : Drejtuesit që kanë vjedhur paratë e shtetit do të përballen me drejtësinë dhe organet e hetimit

 

Gjatë periudhës janar-qershor 2012, KLSH, në auditimet e zhvilluara në institucionet qendrore dhe vendore mbi veprimtaritë disavjeçare të tyre ka konstatuar se është abuzuar me paratë e taksapaguesve shqiptarë ,buxhetin e shtetit dhe ndihmat e huaja. Ja dëmi ekonomiko-financiar që I është shkaktuar buxhetit të shtetit nga nëpunës të administratës shqiptare:

 1. ka zbuluar një dëm ekonomik ndaj Shtetit në masën 3.664.788.000 Lekë, ose

36.6 milionë dollarë;

2. ka konstatuar shkelje financiare me ndikim negativ në performancën e

subjekteve të audituara në shumën 1.447.104.000 Lekë;

3. dëmi ekonomik dhe ndikimi negativ financiar i zbuluar nga KLSH arrijnë në

shumën totale 5.111.892.000 Lekë, ose rreth 50 milionë dollarë, ku

përfshihen edhe institucionet fiskale, shoqëritë tregtare ku Shteti ka mbi 50

për qind të aksioneve, etj.;

4. ka dhënë 2,113 rekomandime, ose 29 për qind më shumë se e njëjta periudhë

një vit më parë;

5. ka rekomanduar 489 masa disiplinore, ose 86 për qind më shumë se periudha

janar-qershor 2011;

6. ka rekomanduar 1,137 masa organizative, ose 24 për qind më shumë;

7. ka kryer 18 kallëzime penale për konsumimin e veprës penale të shpërdorimit

të detyrës dhe shkeljes së barazisë në tendera publike, shifër kjo afërsisht e

barabartë me numrin e kallëzimeve të bëra në tre vitet e fundit 2009-2011, të

marra së bashku;

8. Institucioni ka arritur një stad të ri të reflektimit ndaj publikut. Vetëm letra

nga populli kanë ardhur 165 dhe janë shqyrtuar 127 si kompetencë e

KLSH(73 përfunduar, 54 në proces);

9. KLSH ka rritur transparencën dhe bashkëpunimin me shoqërinë civile.

Artikujt në median e shkruar dhe sekuencat filmike për gjashtëmujorin e

parë të këtij viti janë si numër të barabarta me artikujt dhe sekuencat e

gjithë vitit të kaluar;

10. Nga 2.1 ditë trajnimi në vit që kishte çdo auditues i KLSH gjatë vitit të

kaluar, deri tani ka 6 ditë trajnime për audituesit e vjetër dhe për nëpunësit

e rinj 13 ditë trajnime në 6 muaj.

Gjetjet e auditimeve të zhvilluara gjatë vitit të kaluar dhe që përfunduan si

raportim në këtë vit, apo të filluara këtë vit nga KLSH, kanë  vërejtur mangësi në performancën dhe shkelje të konstatuara në institucione si: Porti Detar Vlorë, Drejtoria e Përgjithshme e Hekurudhave, në disa drejtori rajonale të ALUIZNI-it, në KESH, OST, në METE për koncesionet në fushën e kromit, bakrit dhe

hidroenergjetikës, në disa ministri për përdorimin e shpenzimeve buxhetore për

spote publicitare, festa dhe ngjarje kulturore e solemne, në disa bashki apo komuna

të vendit, etj. Mosndëshkueshmëria e deritanishme e zyrtarëve të mesëm e të lartë të Shtetit, dukuri kjo shumë e dëmshme që po përhapet në vend ka marrë fund dhe KLSH për të gjitha shkeljet e konstatuara do dërgojë në prokurori të gjithë drejtuesit dhe nëpunësit që kanë abuzuar.

Masat  disiplinore

Janë   rekomanduar gjithsej 146 masa si : pezullim, ulje në detyrë, largim nga shërbimi civil apo detyra dhe konkretisht: