50 vjeçari mbyti veten tek Liqeni Artificial pasi i ishte refuzuar kërkesa për kredi

589
Sigal

Zbardhen detaje të reja në lidhje me personin e mbytur tek
liqeni artificial i Tiranës. Burime nga policia kanë bërë të ditur se ngjarja
ka ndodhur rreth orës 11:20, kur policia ka marrë një telefonatë tek numri i
emergjencave 112, se një person ka hyrë në brendësi të Liqenit Artificial.

Menjëherë
kanë shkuar afruar shërbimet e Policisë, të cilët kanë gjetur trupin e pajetë
në afërsi të Digës së Liqenit Artificial.

Grupi
hetimor ka bërë të mundur identifikimin e viktimës, shtetasin
Edmond Ramushi, 50 vjeç dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj
ngjarje

Janë
njoftuar polumbarët për nxjerrjen e trupit.

Viktima kishte aplikuar për një
kredi në një prej bankave, por nuk i ishte dhënë.

Në këtë
gjendje të rëndë depresive ai ka shkuar paraditen e sotme te liqeni dhe pasi ka
hequr xhupin dhe ka lënë celularin në vendin e ngjarjes ka hyrë në ujërat e
liqenit, duke i dhënë fund jetës.